Ministri
Ministri Fehmi MUJOTA

Ditëlindja: 29.07.1963
Vendlindja: Mollopolc
Komuna: Shtime
Më 22 shkurt 2011 u emërua Ministër i Infrastrukturës
2008-2011 - Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës
Edukimi:
Universiteti i Prishtinës - Fakulteti Filozofik, Dega Filozofi-Sociologji
Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Juridik, Magjistër i shkencave juridike, Drejtimi Administrativ-Politik
Gjuhët e huaja:
Anglisht dhe serbokroatisht
Përvoja profesionale:
2006-2007 - Shef i Departamentit për Pushtet Lokal në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së,
2004-2007 - Zv. Kryetar i Komisionit Parlamentar për Shërbime Publike në Kuvendin e Kosovës,
2000-2004 - Kryetar i Komunës së Shtimes,
1999-2000 - Drejtor i Monitorimit në Ministrinë e Pushtetit Lokal të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës,
1993-1997 - Profesor në Shkollën e Mesme në Ferizaj,
Angazhimet politike:
Anëtar i Kryesisë Qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës,
Sekretar Organizativ i Kryesisë Qendrore të PDK-së,
Kryetar i Degës së PDK-së - Shtime,
Angazhimet tjera të rëndësishme:
2004-2007 dhe 2007-2011 - Deputet i Kuvendit të Kosovës në dy mandate,
Anëtar i delegacionit të Kosovës në bisedimet për statusin e Kosovës në Vjenë,
Gjatë kohës së Luftës Çlirimtare në Kosovë ishte anëtar i Shtabit të UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes.
Statusi familjar:
I martuar me Valbona Mujotën, kanë tre fëmijë; dy djem dhe një vajzë.
