Aviacioni Civil

Personat me Lëvizshmëri të Zvogëluar - Roli i Ministrisë

Rregullorja për Personat me Mobilitet të Zvogëluar
Synimi i përgjithshëm i Rregullorës së Ministrisë së Infrastrukturës nr. 02/2013 (Rregullorja 1107/2006 e BE-së)  mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe personave me lëvizshmëri të zvogluar gjatë udhëtimit nëpërmjet ajrit është t'u ofrojë ofrojë këtyre personave mundësi për udhëtim nëpërmjet ajrit të krahasueshme me ato të qytetarëve të tjerë. Ajo synon të standardizoj ndihmën e dhënë për personat më lëvizshmëri të zvogluar në aeroporte dhe në bord të avionit.


Ministria e Infrastrukturës është Trupa Kombëtare Zbatimit (TKZ) për këtë Rregullore në Republikën e Kosovës. Çdo shtet i Marrëveshjes HPEA është i detyruar të caktojë një TKZ si autoriteti përgjegjës për zbatimin e kësaj Rregulloreje brenda juridiksionit të tij; një listë të plotë të këtyre organeve në BE mund të gjeni këtu: Lista e plotë e TKZ-ve


Për kë zbatohet Rregullorja?


Dispozitat e Rregullores   zbatohen ndaj personave   me lëvizshmëri të zvogluar kur nisen nga, arrijnë në apo kalojnë tranzit në një aeroport në Hapësirën e Përbashkët Evropiane të Aviacionit (Republika e Kosovës, Shtetet Anëtare të BE-së, dhe me kohë në të gjitha shtetet tjera anëtare të HPEA-së) në një shërbim ajror komercial.

Të drejtat e përcaktuara në lidhje me parandalimin e refuzimit të transportimit   (përveç në rrethana të kufizuara) dhe e drejta për ndihmë nga transportuesit ajror duhet të zbatohen edhe për udhëtarët që nisen nga një aeroport jashtë HPEA-së drejt një shteti palë të HPEA-së, në qoftë se transportuesi është një kompani ajrore e licencuar në HPEA.

Kjo Ministri merret me ankesat në lidhje me asistencën e dhënë personave me lëvizshmëri të zvogëluar në aeroportet në Republikën e Kosovës, si dhe ankesave që lidhen me kujdesin dhe ndihmën marrë ndërsa në bord të një kompanie ajrore e cila është e licencuar në Republikën e Kosovës.


Kush kualifikohet si një person me aftësi të kufizuara apo person me lëvizshmëri të zvogëluar për qëllime të kësaj Rregulloreje?

Neni 2(a) i Rregullores së BE-së deklaron si më poshtë: "një person me aftësi të kufizuara ose person me lëvizshmëri të zvogëluar do të thotë çdo person lëvizshmëria e të cilit kur përdor transportin zvogëlohet për shkak të ndonjë paaftësie fizike (shqisore apo lokomotore, të përhershme ose të përkohshme), paaftësie intelektuale ose dëmtimi, apo ndonjë shkak tjetër i paaftësisë, ose për shkak të moshës, dhe situata e të cilit ka nevojë për vëmendjen e duhur dhe përshtatje me nevojat e tij ose të saj të veçanta të shërbimit të vënë në dispozicion për të gjithë udhëtarët".


Si mund të merret ndihma e përcaktuara në këtë Rregullore?

Udhëtarët me lëvizshmëri të zvogluar të cilët kërkojnë ndihmë sipas kësaj Rregulloreje duhet të informojnë kompaninë e tyre ajrore të paktën 48 orë përpara nisjes së synuar. Asistenca e përcaktuar në këtë Rregullore duhet të ofrohet falas.


Çfarë niveli i ndihmës do të sigurohet?

Ndihma duhet të jepet për personat me aftësi të kufizuara ose personat me lëvizshmëri të zvogëluar për t'u mundësuar atyre që të vazhdojnë nga një pikë e caktuar e mbërritjes në aeroport deri te avioni i tyre dhe nga avioni në një pikë të caktuar për t'u larguar nga aeroporti. Kjo infrastrukturë duhet të përfshijë edhe ndihmën e nevojshme për hipje, zbritje dhe kalimit transit nëpër aeroport.

Informacione të mëtejshme për pikat e caktuara të mbërritjes në aeroport mund të merren nga faqja në internet e aeroportit përkatës.


Çfarë bën Rregullorja?

Rregullorja përcakton të drejtat për personat me lëvizshmëri të zvogëluar. Këto të drejta mund të përmblidhen nën 4 tituj kryesor:

  • Refuzimi i transportit
  • E drejta për ndihmë në aeroporte
  • E drejta për ndihmë nga transportuesit ajror
  • Kompensimi për karrocat, pajisjet mobile dhe pajisjet ndihmëse të humbura apo të dëmtuara


Për më shumë informacion mbi të drejtat tuaja dhe përfitimet ju lutemi ndiqini nyjet e mësipërme.


Çfarë duhet të bëj në qoftë se ndjehem se të drejtat e mia sipas kësaj Rregulloreje nuk janë respektuar nga aeroporti ose transportuesi ajror?

Nëse mendoni se keni një ankesë të vlefshme sipas kësaj Rregulloreje, ju duhet së pari të  adresoni çështjen te transportuesi ajror ose aeroporti në fjalë.

Në rast se ju nuk jeni të kënaqur me reagimin e tyre ju mund të paraqisni një ankesë në këtë Ministri apo në organin përkatës kombëtar të zbatimit. Ju lutemi shikoni seksionin tonë  Procedura e Ankesës për më shumë informacion.

 

Rregullorja nr. 2/2013 parashikon që personat me aftësi të kufizuara ose personat me lëvizshmëri të zvogëluar që nisen nga një aeroport në HPEA apo që vijnë në një aeroport të HPEA-së në një transportues të licencuar në HPEA kanë të drejtë në nivele të caktuara të kujdesit dhe ndihmës nga ai transportues ajror. Rregullorja përcakton se kjo ndihmë duhet të jepet pa asnjë shpenzim shtesë nga udhëtari.


Kompanitë ajrore duhet të kenë mundësinë të:


bartin një qen të pranuar ndihme përbrenda kabinës, varësisht prej legjislacionit tjetër përkatës dhe/ose rregullave kombëtare;

transportojnë deri në dy copë pajisje mobile për person me aftësi të kufizuar apo person me lëvizshmëri të zvogëluar, duke përfshirë karrocat elektrike (subjekt i paralajmërimit prej 48 orësh dhe të kufizimeve të mundshme të hapësirës në bordin e avionit dhe subjekt i zbatimit të legjislacionit përkatës për transportin e mallrave të rrezikshme), përveç pajisjeve mjekësore;

komunikojnë informacionin e nevojshëm lidhur me një fluturim në formate të qasshme për të gjithë personat me aftësi të kufizuar dhe personat me lëvizshmëri të zvogëluar;

bëjnë përpjekje të arsyeshme që të organizoj uljen sipas kërkesës dhe në vartësi të kërkesave të sigurisë dhe disponueshmërisë në mënyrë që të plotësoj nevojat e individëve me aftësi të kufizuara ose të lëvizshmërisë të zvogluar;

ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara ose persona me lëvizshmëri të zvogëluar të shkojnë në tualet nëse kërkohet.


Kërkesa për ndihmë sipas kësaj rregulloreje nga ana e personit me aftësi të kufizuara ose personit me lëvizshmëri të zvogluar duhet t'i dërgohet kompanisë ajrore, agjentit të saj ose operatorit turistik të paktën 48 orë para nisjes. Nëse nuk i është dhënë njoftimi linja ajrore do të bëjë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të siguruar ndihmë për të lejuar udhëtarin të marrë fluturimin e tij, por ndihma nuk mund të garantohet.


Kur një person me aftësi të kufizuara ose një person me mobilitet të zvogluar ndihmohet nga një "person shoqërues", transportuesi ajror do të bëjë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për t'i dhënë atij "shoqëruesi" një vend tjetër afër personin me aftësi të kufizuar ose personi me lëvizshmëri të zvogluar.


Është e rëndësishme të theksohet se dispozitat e mësipërme për ndihmë dhe përkujdesje do të zbatohen, me kusht që personi me aftësi të kufizuara ose personi me lëvizshmëri të zvogëluar prezantohet në tavolinën e  regjistrimit (check-in):


në kohën e përcaktuar paraprakisht dhe me shkrim nga ana e transportuesit ajror, agjentit të tij ose operatori turistik; ose

nëse nuk ka kohë të përcaktuar, jo më vonë se një orë para nisjes.

Personi me aftësi të kufizuara ose personi me lëvizshmëri të zvogëluar gjithashtu mund të zgjedh të paraqitet në një pikë të caktuar brenda kufijve të aeroportit:

në kohën e përcaktuar paraprakisht dhe me shkrim nga ana e transportuesit ajror, agjentit të tij ose operatori turistik; ose

nëse nuk kohë të caktuar, jo më vonë se dy orë para nisjes.


Asistenca e ofruar do të jetë, për aq sa është e mundur, e përshtatshme për nevojat e veçanta të udhëtarit individual.  

 

Kompensimi për Pajisjet e Lëvizshmërisë dhe Pajisjet Ndihmëse të Humbura apo të Dëmtuara

Ku karrocat apo pajisjet tjera të lëvizshmërisë dhe pajisjet ndihmëse humben apo dëmtohen gjatë trajtimit në aeroport ose transportimit në bordin e avionit, udhëtari të cilit i takon pajisja do të kompensohet nga pala përgjegjëse (pra trupa menaxhuese e aeroportit ose transportuesi ajror, sipas rastit) në përputhje me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, të drejtës së BE-së dhe asaj kombëtare.

Për qëllimet e kësaj Rregulloreje karrocat dhe pajisjet ndihmëse trajtohen si bagazh. Si rezultat kufijtë për kompensim për humbjen dhe dëmtimin janë ato që përcaktohen në bazë të Konventës së Montrealit (e bërë e aplikueshme në Kosovë nëpërmjet Nenit 91 të Ligjit nr. 03/L-051 për Aviacionin Civil dhe Rregullores së MI-së nr. 2008/4 mbi përgjegjësinë e transportuesit ajror lidhur me transportin  e udhëtarëve dhe bagazhit të tyre përmes ajrit). Sipas Konventës së Montrealit kompensimit për bagazhet e humbura ose të dëmtuara personale (ku përfshihen edhe pajisjet e lëvizshmërisë) kufizohet në 1.000 SDR (rreth 1.200 euro). Juve mund t’u nevojitet mbulesë shtesë sigurimi.

 

Ku pajisjet e lëvizshmërisë janë dëmtuar ose humbur, aeroporti duhet të sigurojë një zëvendësim të përkohshëm, ndonëse jo domosdoshmërisht e të njëjtit nivel.  

 

Refuzimi i Transportit

Sipas kushteve të   Rregullorës nr. 2/2013 një transportues ajror ose agjenti i tij nuk do të refuzojë, në baza të aftësisë së kufizuar ose të lëvizshmërisë së zvogluar:


  • të pranoj një rezervim për një fluturim që arrin nga/në një aeroport brenda një shteti anëtar; ose
  • të pranoj në bord një person me aftësi të kufizuara ose person me lëvizshmëri të zvogëluar në një aeroport të tillë, me kusht që personi në fjalë të ketë një biletë të vlefshme dhe rezervim.


Rregullorja, megjithatë, lejon disa përjashtime.  Një transportues ajror, agjent i tij ose një tour-operator mund të refuzoj të pranojë rezervimin ose të lejoj hipjen në bord të një person me aftësi të kufizuara ose të një personi me lëvizshmëri të zvogëluar në rrethanat e mëposhtme:


në mënyrë që të përmbushen kërkesat e zbatueshme të sigurisë të përcaktuara me ligj; ose

në qoftë se madhësia e avionit apo dyert e tij e bëjnë hipjen në bord ose bartjen e personit me aftësi të kufizuara ose personit me lëvizshmëri të zvogëluar të pamundur.


Në këto raste transportuesi ajror, agjentët e saj ose një tour-operator do të informojë menjëherë personin me aftësi të kufizuara ose personin me lëvizshmëri të zvogëluar për arsyen specifike për refuzimin e tij.


Në rast kërkese, kompania ajrore, agjenti apo tour-operatori do t'ia komunikoj këto arsye udhëtarit edhe me shkrim brenda 5 dit pune nga kërkesa.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se një   transportues ajror, agjenti i saj ose një tour-operator mund të kërkojë që një person me aftësi të kufizuara ose person me lëvizshmëri të zvogëluar të shoqërohet nga një person tjetër i cili është i aftë për të ofruar ndihmën e kërkuar nga ai person.


Kompanitë ajrore dhe operatorët turistikë do të vejnë gjithashtu në dispozicion të publikut në formate të qasshme rregullat e sigurisë që zbatohen në transportin e personave me aftësi të kufizuar dhe personave me aftësi të zvogluar, si dhe çfarëdo kufizimi në transportin e tyre ose në transportin e pajisjeve të lëvizshmërisë për shkak të madhësisë e avionit.


Në rastin e një refuzimi për të pranuar një rezervim nga një person me aftësi të kufizuara apo person me lëvizshmëri të zvogëluar, transportuesi ajror, agjentët e tij ose operatori turistik do të bëjë përpjekje të arsyeshme për të propozuar një alternativë të pranueshme për udhëtarin.


Një person me aftësi të kufizuara ose person me lëvizshmëri të zvogëluar të cilit i është refuzuar hipja për shkak të paaftësisë së tij ose lëvizshmërisë së zvogëluar dhe çdo person që e shoqëron atë për të përmbushur kërkesat e një kompanie ajrore do t'i ofrohet zgjedhje ndërmjet:


  • një rimbursimi të plotë brenda 7 ditësh për pjesët e biletës që nuk janë përdorur me çmimin me të cilin është blerë;
  • ridrejtim nën kushtet e transportit të krahasueshme për në destinacionin përfundimtar të udhëtarit në rastin më të parë; ose
  • ridrejtim, në kushte të krahasueshme të transportit, për në destinacionin përfundimtar të udhëtarit në një datë të mëvonshme të përshtatshme për udhëtarin, varësisht prej vendeve të lira. 

 

 

 

Ndihma nga Transportuesit Ajrorë

 

Rregullorja nr. 2/2013 parashikon që personat me aftësi të kufizuara ose personat me lëvizshmëri të zvogëluar që nisen nga një aeroport në HPEA apo që vijnë në një aeroport të HPEA-së në një transportues të licencuar në HPEA kanë të drejtë në nivele të caktuara të kujdesit dhe ndihmës nga ai transportues ajror. Rregullorja përcakton se kjo ndihmë duhet të jepet pa asnjë shpenzim shtesë nga udhëtari.

 

Kompanitë ajrore duhet të kenë mundësinë të:

 

  • bartin një qen të pranuar ndihme përbrenda kabinës, varësisht prej legjislacionit tjetër përkatës dhe/ose rregullave kombëtare;
  • transportojnë deri në dy copë pajisje mobile për person me aftësi të kufizuar apo person me lëvizshmëri të zvogëluar, duke përfshirë karrocat elektrike (subjekt i paralajmërimit prej 48 orësh dhe të kufizimeve të mundshme të hapësirës në bordin e avionit dhe subjekt i zbatimit të legjislacionit përkatës për transportin e mallrave të rrezikshme), përveç pajisjeve mjekësore;
  • komunikojnë informacionin e nevojshëm lidhur me një fluturim në formate të qasshme për të gjithë personat me aftësi të kufizuar dhe personat me lëvizshmëri të zvogëluar;
  • bëjnë përpjekje të arsyeshme që të organizoj uljen sipas kërkesës dhe në vartësi të kërkesave të sigurisë dhe disponueshmërisë në mënyrë që të plotësoj nevojat e individëve me aftësi të kufizuara ose të lëvizshmërisë të zvogluar;
  • ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara ose persona me lëvizshmëri të zvogëluar të shkojnë në tualet nëse kërkohet.

Kërkesa për ndihmë sipas kësaj rregulloreje nga ana e personit me aftësi të kufizuara ose personit me lëvizshmëri të zvogluar duhet t'i dërgohet kompanisë ajrore, agjentit të saj ose operatorit turistik të paktën 48 orë para nisjes. Nëse nuk i është dhënë njoftimi linja ajrore do të bëjë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të siguruar ndihmë për të lejuar udhëtarin të marrë fluturimin e tij, por ndihma nuk mund të garantohet.

Kur një person me aftësi të kufizuara ose një person me mobilitet të zvogluar ndihmohet nga një "person shoqërues", transportuesi ajror do të bëjë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për t'i dhënë atij "shoqëruesi" një vend tjetër afër personin me aftësi të kufizuar ose personi me lëvizshmëri të zvogluar.

Është e rëndësishme të theksohet se dispozitat e mësipërme për ndihmë dhe përkujdesje do të zbatohen, me kusht që personi me aftësi të kufizuara ose personi me lëvizshmëri të zvogëluar prezantohet në tavolinën e  regjistrimit (check-in):

 

 

  • në kohën e përcaktuar paraprakisht dhe me shkrim nga ana e transportuesit ajror, agjentit të tij ose operatori turistik; ose
  • në kohën e përcaktuar paraprakisht dhe me shkrim nga ana e transportuesit ajror, agjentit të tij ose operatori turistik; ose
  • nëse nuk ka kohë të përcaktuar, jo më vonë se një orë para nisjes.
  • Personi me aftësi të kufizuara ose personi me lëvizshmëri të zvogëluar gjithashtu mund të zgjedh të paraqitet në një pikë të caktuar brenda kufijve të aeroportit:
  • në kohën e përcaktuar paraprakisht dhe me shkrim nga ana e transportuesit ajror, agjentit të tij ose operatori turistik; ose
  • nëse nuk kohë të caktuar, jo më vonë se dy orë para nisjes.

Asistenca e ofruar do të jetë, për aq sa është e mundur, e përshtatshme për nevojat e veçanta të udhëtarit individual.


 

 

 

Procedura e Ankesës


Nëse ankesa juaj ka të bëjë me kujdesin dhe ndihmën e pranuar nga një transportues ajror ju duhet së pari të kontaktoni transportuesin ajror në fjalë. Nëse keni nevojë për ndihmë për të gjetur detajet kontaktuese të një transportuesit ajror ju lutemi kontaktoni Ministrinë tonë dhe ne do t'ju ndihmojmë ose do ju drejtojmë te organi përkatës për zbatim, sipas rastit.

Nëse ankesa juaj ka të bëjë me kujdesin dhe ndihmën e marrë në një aeroport ju duhet së pari të kontaktoni aeroportin. Për detajet kontaktuese të aeroporteve në Kosovë ju lutemi shikoni seksionin përkatës.

Ankesat që kanë të bëjnë me aeroportet jashtë Kosovës duhet t'i drejtohen organit të zbatimit të vendit ku është i vendosur aeroporti. Për një listë të organeve të tjera të zbatimit në Evropë ju lutemi klikoni këtu:  organet e zbatimit të BE-së/ZEE-së

Ankesat që kanë të bëjnë me ndihmën e marrë në bord në një fluturim duhet t'i drejtohen organit të zbatimit të shtetit anëtar të HPEA-së nga i cili është nisur fluturimi. Sidoqoftë, nëse fluturimi është nisur nga një vend i cili nuk është shtet anëtar i HPEA-së atëherë ankesat duhet t'i dërgohen organit të zbatimit të shtetit anëtar të arritjes.


Kur të dërgoni ankesën tuaj para kësaj Ministrie ju lutemi plotësoni formularin tonë të ankesës i cili është në dispozicion. Për të shkarkuar versionin PDF të formularit ju lutemi klikoni ketu . Ju lutemi përfshini edhe kopjet e korrespondencës suaj me transportuesin ajror ose aeroportin dhe çdo informacion tjetër përkatës.

Ankesat për vëmendjen e Ministrisë mund të dërgohen me postë elektronike në [email protected], faks +381 (0) 38 211 167, ose me postë në këtë adresë: 

Divizioni i Aviacionit Civil 

Ministria e Infrastrukturës 

Ndërtesa e Gërmisë 

Prishtinë 10000

Kosovë

Nëse ju duhen informata të mëtejshme ju lutemi na kontaktoni në tel: 038 200 28 105 ose në qoftë se jeni jashtë vendit në tel: +381 38 200 28 105 nga ora 08:15 deri në 15:45 sipas kohës qendrore evropiane.


Informacioni kontaktues për ANP “Adem Jashari”

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari"

Tel: +386 49 784 369

http://www.airportpristina.com


Kompanitë që veprojnë në ANP “Adem Jashari”

Vizitoni faqen e ANP-së në internet për listën e kompanive ajrore që veprojnë në ANP. 

 

 

 

Te Drejtat e personave me Levizshmeri te zvogeluar - Formular Ankese 

Kontakti

Departamenti i Aviacionit Civil


Tel: 038/200/28/450
E-mail: [email protected]
 

Divizioni për Rregullim Ekonomik dhe Licencimeve

[email protected]

[email protected] 



Tel: 038/200/28/105


Adresa:
Ish ndërtesa e Gërmisë
10000, Prishtinë,
Republika e Kosovës,

E-mail: [email protected]

Të drejtat e trafikut ajror



Aplikimi për marrjen e licencë për operim ajror të rregullt apo Ad Hoc mund të bëhet edhe  nëpërmes adresës elektronike:
[email protected]
 

Aplikimi për paraqitjen e kërkesave dhe ankesave për udhëtaret mund të bëhet edhe nëpërmes adresës elektronike: [email protected]

Informacioni kontaktues për ANP “Adem Jashari”

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari"

Informatat
Tel: +381 38 501 502 1214

Mob: +377 45 811 246


Departamenti Komercial
Commercial Department
Tel: +381 38 501 502 1100

 

Koordinimi i Orarit te Fluturimeve
Flight Schedule Coordination

Tel: +381 38 501 502 1170 

http://www.airportpristina.com
 
Kompanitë që veprojnë në ANP “Adem Jashari”

Vizitoni faqen e ANP-së në internet për listën e kompanive ajrore që veprojnë në ANP.

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO