Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Pergjithshme

Detyrat kryesore të Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Pergjithshme janë ofrimi i shërbimeve administrative logjistike, të personelit, analitike, planifikuese, ligjore dhe shërbimeve tjera mbështetëse për personelin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Divizioni i Personelit

Është përgjegjës për ofrimin e shërbimeve për menaxhimin e personelit apo resurseve njerëzore për të gjithë personelin e Ministrisë duke përfshirë të gjitha procedurat e administrimit të personelit (p.sh: procedurat e planifikimit, rekrutimit, kontratave, vlerësimit të periudhës provuese të punës, procedurat e pushimeve, procedurat disiplinore, procedurat e ankesave, dosjeve personale konfidenciale, vlerësimit të performancës së punës, përshkrimit të vendeve të punës, ndërprerjes së mardhënjes së punës, barazinë gjinore, të drejtat e njeriut, trajtimin e barabartë, zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore, etj.

Është përgjegjës për implementimin e akteve ligjore dhe nënligjore të cilat kanë të bëjnë me shërbimin civil, duke përfshirë edhe kodin e mirësjelljes, funksionimin e institucioneve demokratike.

 

Ky sektor përbëhet nga tri njësit e mëposhtme:


Njësia për trajnim dhe zhvillim

Njësia për barazi gjinore, mundësi të barabarta, të drejta të njeriut dhe komunitete

Sektori i Logjistikës

Është përgjegjës për kryerjen e të gjitha shërbimeve rutinore logjistike apo mbështetëse për tërë personelin e MI-së.

Ky sektor përbëhet nga katër njësitë e mëposhtme vartëse:


Njësia e Transportit

Kjo njësi është përgjegjëse për implementimin e legjislacionit primar dhe sekondar të  përdorimit të automjeteve qeveritare duke përfshirë përdorimin e automjeteve, ofrimin e shërbimeve të transportit, regjistrimin e automjeteve, kontrollimin teknik, servisimin, sigurimin (TPL, TPL+, KASKO) dhe mirëmbajtjen e tyre, etj.;

Njësia e Përkthimeve

Është përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve në të gjitha format e përkthimit për nevoja të MI-së.

Njësia e TI-së

Është përgjegjëse për mirëmbajtjen e të gjitha pajisjeve të TI-së për personelin e MI-së.

Njësia e furnizimit apo Depos

Është përgjegjëse për furnizimin e vazhdueshëm të personelit me inventar, material librar dhe pajisje tjera konform kërkesave të tyre.

Gjithashtu depoja është përgjegjëse për regjistrimin e inventarit apo aseteve dhe pasurisë së MI-së;

 

Divizioni i Prokurimit 

 

Detyrat  dhe  përgjegjësitë  e  Divizionit të Prokurimit janë: 

1.1.  Përgatitë,  koordinon  dhe  zbaton planin  vjetor  të  ministrisë  në  fushën  e prokurimit    publik,    në    pajtim    me legjislacionin në fuqi;
1.2.  Siguron  që  të  gjitha  kërkesat  e prokurimit janë përgatitur në përputhje me     rregullat     dhe     procedurat     e prokurimit;
1.3. Përcakton metodologjinë e prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve;
1.4.Ofron    këshilla    dhe    asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mundtë  dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave. 

 

Divizioni për Buxhet dhe Financa

Detyrat  dhe  përgjegjësitë  e  Divizionit për Buxhet dhe Financa janë:

1.1. Përgatitë propozimet buxhetore;
1.2.  Koordinon  çështjet  buxhetore  për të   gjitha   strukturat   organizative   të ministrisë;
1.3.    Përcjellë    dhe    raporton    mbi ekzekutimin buxhetor; 
1.4.  Siguron  që  shpenzimet  financiare janë  bërë  në  përputhje  me  rregullat dhe procedurat buxhetore;
1.5.  Menaxhon  rezervat  e  parasë  dhe siguron    se    kontrolli    i    brendshëm financiar  është  i  bazuar  në  parimet  e llogaridhënies;
 1.6.  Siguron  bashkëpunim  të  ngushtë me   auditorin   e   brendshëm   dhe   të jashtëm   në   përgatitjen   e   pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit.

 

Divizioni për Komunikim me Publikun 

 

1.  Detyrat  dhe  përgjegjësitë  e  Divizionit për Komunikim me Publikun janë

:1.1.  Ofron  përkrahje  profesionale  për ministrinë  në  fushën  e  komunikimit dhe informimit;  
 1.2.   Propozon,   harton   dhe   siguron zbatimin  e  planeve  të  komunikimit  të ministries;
 1.3.  Organizon  konferenca  për  media dhe    përgatitë    njoftime    për    shtyp, deklarata,  raporte  dhe  publikime  tjera mediale;
 1.4.  Mirëmban  ueb-faqen  zyrtare  të Ministrisë;
 1.5.  Koordinon  kërkesat  për  qasje  në dokumente    publike    dhe    përgatitë raporte mbi zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.

 

Arkivi

Është përgjegjës për arkivimin e të gjitha dokumenteve hyrëse dhe dalëse në dhe nga MTPT-ja, si dhe shpërndarjen e dokumenteve të ndryshme jashtë Ministrisë.

Drejtor i Departamentit te Financave dhe Sherbimeve te Pergjithshme eshte z. Mustafa Gara

​038/211-919    200-28-537

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO