Departamenti i Menaxhimit të Rrugëve

1. Detyrat dhe përgjegjësit e Departamentit të Menaxhimit të Rrugëve janë:


1.1. Propozon zgjidhje teknike profesionale, zhvillimore dhe organizative për mirëmbajtjen, ndërtimin, rekonstruimin dhe sigurinë e autostradës, rrugëve nacionale dhe rajonale;


1.2. Bën hulumtimin dhe mbikëqyrjen e rrugëve dhe urave;

1.3. Propozon dhe zbaton planin vjetor të mirëmbajtjes dimërore dhe verore të autostradave, rrugëve nacionale dhe rajonale;


1.4. Mirëmban dhe mbron brezin rrugor;


1.5. Kryen përmisimet e rrjetit ekzistues rrugor në pajtim me planet e aprovuara;


1.6. Menaxhon dhe mbikëqyrë punimet e mirëmbajtjes dhe ndërtimit të autostradave, rrugëve nacionale dhe rajonale, të parapara me kontratat e nënshkruara.


1.7. Ndërmerr veprime të caktuara, në pajtim me Planin financiar vjetor të miratuar nga Ministria;


1.8. Përgatitë raportin periodik të Ministrisë mbi progresin financiar dhe teknik, i cili mund të rezultojë si i diskutueshëm;


1.9. U ofron këshilla komunave përkitazi me mirëmbajtjen, menaxhimin dhe ndërtimin e rrugëve lokale;


1.10. Propozon kategorizimin e rrugëve publike ekzistuese në rrugë nacionale apo rajonale;


1.11. Raporton dhe këshillon Ministrinë mbi gjendjen e rrjetit rrugor, sigurinë dhe të gjithë faktorët që ndikojnë në të;


1.12. Grumbullon të dhëna mbi trafikun dhe sigurinë;


1.13. Kontrollon ngarkesat boshtore të automjeteve të rënda, të cilat qarkullojnë në rrugët e Kosovës;


1.14. Rekomandon Ministrinë për dhënien e lejës lidhur me pëlqimin për ndërtimin e objekteve pranë rrugëve magjistrale dhe rajonale dhe për lidhjen në këto rrugë.


2. Për punën e vet udhëheqësi i Departamentit të Menaxhimit të Rrugëve i raporton Sekretarit të Përgjithshëm.


3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë këto divizione:


3.1. Divizioni i Menaxhimit të Mirëmbajtjes, Ndërtimit dhe Sigurisë Rrugore, dhe


3.2. Divizioni i Mbështetjes Teknike dhe i Pronave.


4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Menaxhimit të Rrugëve është pesëdhjetë e një (51).

 

 

Kliko për ta shkarkuar hartën


Rexhe Osmanaj, Drejtor i Departamentit U.D.

[email protected]

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO