Dokumente BERZH - Kosovo Roads Project, LAP

Në mbështetje të  Ligji Nr. 05/L-097 “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR HUA NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR REHABILITIMIN E RRUGËVE RAJONALE “, 
Projekti realizohet përmes huamarrjes nga Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) dhe menagjohet nga Njesiti per Menagjimin e keti Projekti (NjZP).
Ky projekt perfshinë:
  1. 1) Rehabilitimi i Rrugës Nacionale N 25.3: segmenti Kllokot-Gjilan,L=11.08 km
  1. 2) Zgjerimi i Rrugës Nacionele N 25.2, hyrja në qytetin e Gjilanit, L=3.00 km
  1. 3) Zgjerimi i Rrugës Nacionale N2:segmenti hyrja në Qytetin e Ferizajit, L=5.69 km
  1. 4) Zgjerimi i Rrugës Rajonale R 107: segmenti hyrja ne Qytetin e Prizrenit, L=3.00 km
Në zbatim të kërkesave të parashtrura në këtë marrveshje të fuqizuar me ligj, 
Me qëllim të  përmbushjes së kritereve të BERZH dhe të definuara në këtë marrveshje, 
Për të siguruar obligimin ligjor në respektim të proceseve dhe procedurave, 
Për të siguruar transparencën në vendim-marrje dhe garantuar suksesin e procesit i cili do të rezulton me produktin e shumëpritur dhe të nevojshëm në radhë të parë për qytetarët KK Prizeren, Ferizaj, Gjilan, Kllokot, Partesh, Viti dhe Novo Bërdë dhe jo vetëm të këtyre Komunave, 
MI respektivisht NJZP  për rehabilitimin e rrugëve rajonale  ftonë të gjithë përfaqësuesit e bizneseve, objekteve afariste dhe joafariste dhe qytetarët të afektuar nga zhvillimet në project që të marrin pjesë në diskutim i cili do të mbahet sipas këtij orari:
  1. 1. Prizreni me datë 05.12.2018. ora 10:00 në ndërtesën KK Prizeren
  • a. Zgjerimi i Rrugës Rajonale R 107: segmenti hyrja ne Qytetin e Prizrenit, L=3.00 km
  • 2. Gjilan me datë 03.12.2018.ora 14:00  në ndërtesën e KK Gjilan
  • a. Rehabilitimi i Rrugës Nacionale N 25.3: segmenti Kllokot-Gjilan,L=11.08 km
  • 3. Kllokot me datë 04.12.2018. ora 11:00, Ne lokalet e Shtepise së Kultures
  • a. Rehabilitimi i Rrugës Nacionale N 25.3: segmenti Kllokot-Gjilan,L=11.08 km
  • 4. Viti me datë 06.11.2018. ora 10:00, në ndërtesën e KK Viti
  • a. Rehabilitimi i Rrugës Nacionale N 25.3: segmenti Kllokot-Gjilan,L=11.08 km
  • 5. Pasjane data dhe vendi caktohet më vonë
  • a. Rehabilitimi i Rrugës Nacionale N 25.3: segmenti Kllokot-Gjilan,L=11.08 km
  • 6. Gjilan dhe Novoberd per projektin : Zgjerimi i Rrugës Nacionele N 25.2, hyrja në qytetin e Gjilanit, L=3.00 km, data dhe vendi caktohet me vone. 
  • 7. Ferizaj, per projektin: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N2:segmenti hyrja në Qytetin e Ferizajit, L=5.69 km data dhe vendi caktohen më vonë.
      
Gjithashtu per me tepër informata mund të i drejtoheni NjZP përmes adreses elektronike:              [email protected] ose nr telefonit 038212238


Plani i Përvetësimit të Tokës: Rruga për Qasje në PrizrenPlani i Përvetësimit të Tokës: Rruga Kllokot - Gjilan

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO