Nazmi Shefqet JashariKëshilltar politik

 

Nazmi JASHARI u lind më 19.08.1957 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesmen  e kreu në Ferizaj. Studimet thelemore i ka mbaruar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

 

Angazhimin në punë e ka filluar në vitin 1981 si sekretar i ndërmarrjes OKSH “Zvezda” në Ferizaj, ku ka punuar deri në vitin 1994, kur është suspenduar dhe është larguar nga puna nga udhëheqja e dhunshme e asaj kohe.

 

Deri në vitin 1989 ka qenë delegat i kuvendit të BVI-për Banesa në Ferizaj dhe anëtar i Kolegjit në Gjykatën Themelore të Punës së Bashkuar në Prishtinë

 

Në periudhën 1999-2003 ka qenë udhëheqës i shërbimit juridik në OSHP “Hidro-Higjiena” në Ferizaj.

 

Në vitin 2000 është emëruar këshilltar komunal i Kuvendit Komunal të Ferizajt, pozitë të cilën e ka mbajtur deri më 2002.

 

Gjatë periudhës 2003-2009 ka qenë drejtor rajonale i administratës në KRM ”Pastërtia” sh.a., ndërsa në vitin 2010 është emëruar sekretar i KRM ”Pastërtia”, pozitë të cilën e ka mbajtur deri në mars të 2015.

 

Angazhimet e tij të tjera kanë qenë të shumta si:Kryetar  i nëndegës së II-të  të LDK-së në Ferizaj,aktualisht anëtar kryesie,Koordinator i inkasimit në nëndegën e II-të në Këshillin Komunal për Financim,anëtar i Komisionit për pajtimin e konflikteve dhe ngatërresave në nëndegën e II-të etj.

 

Në vitin 2014 është emëruar anëtar i kryesisë së klubit hendbollistik “Kastrioti” (meshkujt) të Ferizajt.

 

Në pozitën e Këshilltarit politik në Ministrinë e Infrastrukturës është emëruar në prill të vitit 2015, pozitë në të cilën gjendet edhe sot.

 

Nazmiu flet gjuhën shqipe, gjermane dhe serbe.

 

Është i martuar dhe ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

 

Jeton në Ferizaj.

Kontakt:

Tel:+381(0)38 200 28 602

Email:[email protected]

 

 

 

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO