Lekaj nënshkroi tri Udhëzime Administrative që kanë të bëjnë me autoshkollat dhe trajnerët për patentë shoferë

Prishtinë, 11 maj 2018


Sot, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, nënshkroi  Udhëzimin Administrativ nr. 4/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e UA 15/2017 për ligjërues profesional në autoshkollë, me të cilin janë lehtësuar procedurat për ligjëruesit profesional ne autoshkolla, pastaj Udhëzimin Administrativ nr. 5/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e UA 2/2017 për licencimin e autoshkollave, me të cilin janë rregulluar procedurat për licencim të autoshkollave dhe Udhëzimin Administrativ nr. 6/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e UA 11/2017 për trajnerë në fushën e patentë shoferit, me të cilin janë rregulluar procedurat për organizimin e provimit për trajnerë në fushën e patentë shoferit.

 

Ministria e Infrastrukturës do të vazhdojë ditëve në vijim me nxjerrjen e akteve tjera nënligjore për rregullimin e fushave të mbuluara në bazë të ligjeve në fuqi, sipas planit legjislativ.

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO