Lekaj vizitoi komunën e Hanit të Elezit

 Prishtinë

12 tetor 2017


Në kuadër të vizitave që po iu bënë komunave ministri i Infrastrukturës  Pal Lekaj e vizitoi komunën e Hanit të Elezit, që u prit nga kryetari i kësaj komune Rufki Suma.

 

Kryetari Suma e njohu nga afër me projektet që janë duke u realizuar në këtë komunë siç është projekti Glloboçicë-Gorancë si dhe projektet që duhet të realizohen në këtë komunë.

 

Ndërsa, ministri Lekaj theksoi se do të ndihmojë komunat në përmirësimin e infrastrukturës rrugore brenda mundësive që i lejon buxheti i ministrisë, duke e përfshirë edhe sinjalizimin e rrugëve dhe projekte të tjera infrastrukturore, në kuadër të kësaj hynë edhe ndërtimi i rrugëve në komunën e Hanit të Elezit.

Ministri Lekaj dhe kryetari Suma, panë afër rrugën e Glloboçicës, në pjesën ku po ndodhë shembja dheut. Me këtë rast ministri Lekaj vlerësoi se do të gjendet forma se si të sanohet sa më parë kjo pjesë e kësaj rruge.

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO