Limaj pranoi projektin e detajuar të Autostradës Prishtinë-Shkup

Me këta rast ministri Limaj foli më gjerësisht rreth këtij projekti, që sipas tij është një proiekt shumë i rëndësishëm për vendin tonë dhe shtoi:” Gjatësia e këtij projekti është afër 55 kilometra, me dy seksione: seksioni verior duke filluar nga veriu i Lypjanit deri në Kaçanik me një distancë prej 42 kilometrash. Ndërsa seksioni jugor, duke filluar nga Kaçaniku deri në kufi me Maqedoninë me një distancë prej 13 kilometrash.Ndarja e këtij projekti në dy seksione lejon kryerjen e ndërtimit në disa faza, në qoftë se është e kërkuar”.

 

Standardet e projektimit

 

Në pjesën veriore projektimi i trasesë kryesore është në përputhje me standardet e TEM për karakteristikat gjeometrike, për një shpejtësi prej 120 kilometra në orë.

 

Ndërsa rruga për këtë pjesë është projekttuar kështu: dy korsi me nga 3.75 m secila, brezi i gjelbërt 4metra, shiriti ndihmës 3 metra dhe gjerësia e përgjithshme 28 metra.

 

Në pjesën jugore kufizimet topografike së bashku me kufizimet e mjedisit dhe nevojën për të siguruar një projektim me një kosto wefektive, ka quar në vendimin për të ulur shpejtësinë projektuese në 100 kilometra në orë.

 

Në seksionin verior do të ketë 33 mbikalime dhe nënkalime, 1 kalim hekurudhor, 4 ura mbi lum dhe 34 struktura hidrologjike.

Ndërsa ne atë jugor do të ketë 2 viadukte të mëdha, 7 viadukte të tjera, 8 mbikalime dhe nënkalime, 1 nënkalim këmbësorësh dhe 13 struktura hidologjike

 

Ndërsa, sa u përket tuneleve, projektuesi në pjesën jugore ka parashikuar  ndërtimin e tri tuneleve, e që secili përmbanë dy tuba një drejtimësh me dy korsi trafiku në çdo tub, me korridoret ndihmëse midis tubave të afërm çdo 300 metra. Ndërsa gjatësia e tuneleve do të jetë: tuneli i Kaçanikut 2.2 kilometra, tuneli i Ljacit 0.9 kilometra dhe tuneli i Kashanit 0.2 kilometra.

 

Sipas këtij projekti është paraparë, që të përfshihen të gjitha pajisjet e sigurisë sipas standardeve ndërkombëtare duke përfshirë rrethojat mbrojtëse, sinjalizime dhe mesazhe të trafikut të llojeve të ndryshme, shenja rrugore etj.

 

Kryqëzimet përgjatë projektit do të ndahen sipas klasave, nuk do të lejohet tjetër qasje në autostradë, e këto janë paraparë në: Lijan, babush i Muhaxherëve, Ferizaj, Doganaj dhe Hani i Elezit në Kufi me Maqedoninë.

 

Ministri Limaj poashtu vlerësoi se projektuesi prêt ndërtimin e seksionit verior midis 30 muajsh ndërsa ai jugor 36 muaj, duke përfshirë edhe tunelet.

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO