Mbyllje e përkohshme e rrugës nacionale N2, Kaçanik-Hani i Elezit

Prishtinë, 6 dhjetor 2018


Ministria e Infrastrukturës, njofton publikun e gjerë se për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407  dhe për sigurinë publike është e nevojshme mbyllja e rrugës nacionale N2 (Kaçanik – Hani i Elezit) sipas datave dhe orareve të mëposhtme:


E premte – 7 dhjetor 2018 – mbyllje e pjesërishme 09:00 – 12:00 dhe 14:00 – 17:00

E shtune – 8  dhjetor 2018, deri të marten, më 18 dhjetor 2018 – mbyllje ditore nga 07:00 – 17:00.


Kërkojmë mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion!

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO