Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj , priti sot në një takim drejtorin e kompanisë EUROPTEN Wirfred Rendl

Prishtinë,

30 Janar 2018


Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti sot në një  takim drejtorin e  kompaninsë   Austriake “EUROPTEN”,  Wirfred Rendl.


Ministri Lekaj e ka falenderuar drejtorin e kompanisë Austriake Rendl, duke shprehur kënaqësinë që investitor të jashtëm po shfaqin interesim për investime në Kosovë. Ministri Lekaj e ka siguruar Rendl se Republika e Kosovës ka hartur mjaft ligje që i garantojnë investimet e huaja në vend, pa lënë anash edhe ato vendore. Lekaj e ka njoftuar mysafirin se Kosova ka një potencial të madh të fuqisë punëtore dhe me shumë leverdi për të gjithë investitorët.


“Ajo që e benë atraktive Kosovën është që ka potencial të madh të resurseve njerzore dhe të përgatitur dhe që janë më të lirë se në vendët tjera, kështu që kompanitë në Kosovë janë shumë profitabile, prandaj ju siguroj se do ta keni mbeshtetjen  e ministrisë tonë, për aq sa mundemi dhe aq sa kemi hapsirë ligjore.


Drejtori i kompanisë Wirfred Rendl, duke e falenderuar Ministrin e Infrastrukturës ,Pal Lekaj, për pritjen ka theksur  rëndësinë e Ministrisë së Infrastrukturës , jo vetëm në zhvillimin e brendshëm të vendit ,por edhe në zhvillimin rajonal , nëpërmjet projekteve infrastrukturore .


Ministri Lekaj dhe Rendl, kanë biseduar për projektet që kanë të bëjnë me infrastrukturën hekurudhore, për elektrifikimin e hekurudhave dhe nevojën e modernizimit të tyre, për të cilat kërkohen standarte dhe teknologji e lartë.

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO