Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, së bashku me deputeten e Kuvendit të Kosovës, Teuta Haxhiu, ndodhet në vizitë zyrtare në Gjermani

Në prononcimin e tij lidhur me vizitën, Ministri Lekaj deklaroi:

 

“Në ditën e parë të vizitës zyrtare që po e realizojmë në Gjermani, në Republikën e Nordrhein-Westfalen, që ka 18 milionë banorë dhe e cila është republika më e zhvilluar në Gjermani dhe e pesta në Evropë, takuam presidentin e Parlamentit, Andre Kuper, me të cilin shumë miqësisht dhe në mënyrë të hapur biseduam për rreth një orë për të arriturat e Kosovës dhe për sfidat që na presin, disa nga të cilat janë edhe në nivel botëror, siç është siguria e njerëzve nga dukuritë negative. E falënderova z. Kuper për mbështetjen që Republika Federale e Gjermanisë, në veçanti ajo e Nordrhein-Westfalen, i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe e ftova që të vazhdojnë mbështejten për përmbylljen e tranzicionit në Kosovë.

Temat kryesore ishin kryesisht mbështetja për zhvillimin e infrastrukturës sipas standardeve evropiane dhe sjellja e ekspertizës gjermane në modernizimin e hekurudhave, ndërsa çështje tjetër që e diskutuam ishte edhe hapja e shkollave profesionale për t’i materializuar investimet.

 

Për të gjitha këto dhe me qëllim që presidenti Kuper t'i shohë nga afër mundësitë për investitorët gjermanë, e ftova që në kohën me të afërt ta vizitojë Kosovën”, thuhet në prononcimin e Ministrit Pal Lekaj lidhur me aktivitetet e zhvilluara ditën e parë të qëndrimit zyrtar në Republikën Federale të Gjermanisë.

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO