Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, viziton projektin për zgjerimin e rrugës Prizren - Prevallë

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, i shoqëruar nga Ministri Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, zëvendësministri Qerim Bajrami i po kësaj ministrie dhe deputetja Duda Balje, ka vizituar sot projektin për zgjerimin e rrugës Prizren – Prevallë. Ministri Lekaj ka premtuar se Ministria e Infrastrukturës dhe ai personalisht janë të përkushtuar që ky projekt të filloj në vitin 2018-të, duke theksuar se prioritet do të jetë siguria e qytetarëve dhe se të gjitha komunitetet në vend do të trajtohen të barabartë.


“Së pari falenderoj ministrin, zëvendësministrin, deputeten dhe të gjithë juve që sot bashkarisht kemi ardhur këtu  për të vëzhguar nga afër  një projekt kapital për zgjerimin e rrugës Prizren - Prevallë. Ne si ministri dhe unë si ministër personalisht, jemi zotuar që ky projekt të filloj në vitin 2018, pra kur edhe do të vihet gurthemeli, por fillimisht na duhet projekti ideor dhe projekti i detajur që të vazhdohet edhe me implementimin e projektit si i tillë. Ajo që vlenë të theksohet është se ne do të jemi të saktë në kohë si dhe në planifikim, por mbi të gjitha edhe në ofrimin e një sigurie shumë më të madhe të këtij projekti kapital për qytetarët e kësaj ane, sepse ne jemi të përkushtuar për të ofruar siguri për qytetarët. Zgjerimi i kësaj rruge ka qenë edhe më herët i domosdoshëm, por që nuk ka ndodhur, por ne marrim përgjegjësi që ky projekt të filloj në vitin 2018 dhe pastaj të shohim se sa mund të zhvillohet brenda atij viti. Zgjerimi kësaj rruge do të përfshijë edhe stazat për këmbësor dhe çiklist, por mbi të gjitha fokus do të jetë siguria e qytetarëve” tha ministri Lekaj.


Ministri Lekaj është zotuar se pas përpilimit të detajuar të këtij projekti do të shihen edhe mundësitë bugjetore në përkrahje të këtij projekti të rëndësishëm për qytetarët këaj ane dhe vet zonën e cila ka një rëndësi të madhe turistike dhe ekonomike. 

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO