Ministri Lekaj në teren me kompanitë e pastrimit të rrugëve

Prishtinë, 10 janar 2019 


Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të enjten ka dalë në vizitë inspektuese në rrugën Prishtinë – Mitrovicë,​ duke vazhduar deri në Shalë të Bajgorës. Ai ka kërkuar nga kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje që vazhdojnë edhe më tutje të intervenojnë pa rreshtur në mënyrë që arteriet vitale të kësaj ane të jenë të hapura për qarkullim rrugor dhe të përmbushin obligimet e tyre konform obligimeve të parapara në kontrata.


Krahas kësaj, Lekaj u bënë apel të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të qarkullojnë me pajisje dimërore, kurse zotohet se dikasteri që ai drejton do të vazhdojë të jetë në gatishmëri dhe në aksion për të mbajtur rrugët të hapura nga bora dhe të sigurta për qarkullim në të gjitha rajonet e vendit. Ekipe të tëra nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit dhe kompanitë e kontraktura për mirëmbajtje rrugore, janë duke kujdestaruar 24 orë pandërprerë në të gjitha rajonet dhe rrugët e vendit që janë në përgjegjësi të MIT. Rrugët në mbarë vendin janë të kalueshme me vështirësi në disa nga zonat malore, ku reshjet e borës janë më të theksuara.

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO