Ministri Lekaj u takua me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Maria Kapitanoviç

Prishtinë

13 dhjetor 2017



Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, priti sot në një takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanoviç.


Në fillim të takimit ministri Lekaj i dëshiroi mirëseardhje ambasadores Kapitanoviç. 

Me këtë rast ministri Lekaj e njoftoi ambsadoren lidhur me projektet të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, përkatësisht ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i e Elezit, pastaj zhvillimin e projektit për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Durrës në drejtim të Merdares-kufiri me Serbinë, ndërtimet e rrugëve Prishtinë-Pejë segmenti Kijevë-Pejë si dhe asfaltimi i zgjerimit të rrugës Prishtinë-Mitrovicë.

Ministri Lekaj gjithashtu vlerësoi se është duke u punuar edhe në realizimin e projekteve të ndryshme rrugore nëpër komuna, sipas kërkesave të qytetarëve. 


Ndërsa, ambasadorja Kapitanoviç, e falenderoi ministrin Lekaj për mirëpritjen si dhe e përgëzoi për emërimin e tij si ministër i Infrastrukturës, duke shtuar se ndërtimi i autostradave dhe rrugëve të reja është i rëndësishëm për qytetarët e vendit tonë si dhe për qarkullimin më të lehtë ndër rajonal.


Në fund të këtij takimi ministri Lekaj dhe ambasadorja Kapitanoviç, u dakorduan që edhe në të ardhmen të vazhdohet bashkëpunimi në mes të dy shteteve mike, Kosovës dhe Kroacisë.

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO