Ministri Lekaj u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Aviacionit Civil të Kosovës, Driton Gjonbalaj

Prishtinë,

26 dhjetor 2017


Ministri Lekaj, në një takim të rregullt pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Aviacionit Civil të Kosovës,  Driton Gjonbalaj, përveç tjerash ka diskutuar edhe për sigurinë e aviacionit civil. Ministri Lekaj, kërkoi nga Drejtori Gjonbalaj zbatimin e standardeve të sigurisë së aviacionit civil në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane dhe me legjislacionin e Republikës së Kosovës.


Ndërkaq Drejtori i Përgjithshëm i Aviacionit Civil të Kosovës,   Driton Gjonbalaj, ia konfirmoi edhe një herë ministrit Lekaj, se siguria e aviacionit civil është në nivel me standardet ndërkombëtare dhe evropiane. Republika e Kosovës i  zbaton me përpikëri të gjitha kërkesat që dalin nga Marrëveshja për Hapësirën e Përbashkët të Aviacionit (MHPA), lidhur me sigurinë e aviacionit civil. 


Gjonbalaj tha se që nga viti 2009 janë bërë përpjekje të vazhdueshme për të hyrë në aranzhime kontraktuale me Agjencionin Evropian për Siguri të Aviacionit (AESA), në mënyrë që të krijohet baza  ligjore për auditime dhe inspektime të rregullta të sigurisë së aviacionit civil njëjtë si në të gjitha shtetet e rajonit pjesë e MHPA-së. Edhe pse këto aranzhime nuk janë krijuar deri më tani, me kërkesë të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, vitin e kaluar AESA ka bërë një auditiim gjithpërfshirës në fushën e sigurisë së shërbimeve të navigacionit ajror, duke përfshirë këtu Agjencionin për Shërbime të Navigacionit Ajror dhe AACK. Raporti i AESA-së nuk ka nxjerrë asnjë shqetësim të sigurisë. Të gjitha çështjet dhe observimet e ngritura gjatë audtimit të AESA-së janë trajtuar dhe janë mbyllur me sukses.

 

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO