Ministri Pal Lekaj: Edhe Shtërpca përfiton nga mbështetja jonë

Prishtinë, 9 gusht 2018


Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në një takim bashkëpunimi kryetarin e Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, të cilin e njoftoi se tashmë është nënshkruar kontrata për mbështetje të projektit, për rregullimin e infrastrukturës së Shtërpcës.


Ky projekt mbështetës nga Ministria e Infrastrukturës në komunën e Shtërpcës, kap vlerën prej afro 1.2 milionë euro dhe përfshinë ujësjellësin, kanalizimin, si dhe ndriçimin publik, duke filluar nga Brezovica deri në Qendrën e Skijimit, përfshirë edhe tërë “weekend zonën”.


Ministri Lekaj tha se ky investim po bëhet me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës në këtë pjesë tejet me rëndësi për zhvillimin e turizmit, i cili ndikon pozitivisht në rritjen ekonomike të vendit dhe i jep pamje moderne kësaj ane të frekuentuar nga vizitorët. Ministri Lekaj, po ashtu ka pohuar se mbetet i përkushtuar që t’i mbështes komunat në modernizimin dhe transformimin e infrastrukturës dhe se kjo praktikë e investimeve është bërë tashmë standard dhe kështu do të vazhdohet.


Kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, duke e falënderuar ministrin Lekaj për mbështetjen, tha se ky investim i jep shtytje turizmit në këtë pjesë kaq të pasur me bukuri natyrore. Kurse me këtë mbështetje nga ministri Lekaj dhe Ministria e Infrastrukturës, po jepet sinjal i qartë se të gjithë bashkë, jemi të interesuar që t’i japim imazhin e duhur kësaj zone.

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO