Ministria e Infrastrukturës e angazhuar maksimalisht në mirëmbajtjen dimërore të rrugëve

Prishtinë, 10 janar 2019

 

Marrë parasysh kushtet e vështira atmosferike, reshjet e pandërprera të borës dhe ngricave, Ministria e Infrastrukturës po vazhdon punën e saj në teren, me qëllim të krijimit të mundësisë së qarkullimit të lirë të automjeteve. Pavarësisht se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve mbeten të angazhuara maksimalisht në krijimin e kushteve të përshtatshme për qarkullim, Ministri Lekaj përmes një video-postimi në rrjetin social “Facebook”, bën apel te të gjithë shoferët për kujdes të shtuar dhe posedim të pajisjeve dimërore. 

 

Postimin po ua japim të plotë në vijim:

 

“Bora nuk po ndalet e as puna për ta pastruar atë. Kompanitë e kontraktuara dhe ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës janë në teren gjithandej Kosovës për të mundësuar qarkullim në të gjitha rrugët rajonale, nacionale dhe autostrada. Shoferë, keni kujdes, përshtatjuni kushteve atmosferike dhe mos dilni pa pajisje dimërore!”, shkruan në postimin e ministrit Lekaj.

 

Në vijim gjeni linkun e videos:

 

https://www.facebook.com/dr.pallekaj/videos/324926821456127/ 

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO