Minstri Zharku, kryetari Jonuzi përuruan rrugën e asfaltuar Jabllanicë-Zaplluzhë

Prishtinë

2 gusht 2017

 

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku kryetari i Dragashit Salim Jonuzi përuruan rrugën e asfaltuar që lidhë fshatrat Jabllanicë dhe Zaplluzhë.

 

Pas prerjës së shirit ministri Zharku tha:” Sot e përuruam një rrugë e cila ka një rëndësi të madhe për banorët e kësaj ane. Kjo rrugë është ndërtuar sipas standardeve më të larta dhe do të bëjë më të lehtë qarkullimin e banorëve të këtyre fshtrave. Njëherit ndihem mirë që kam pasur rastin t’a realizojmë një projekt të tillë, sepse kjo zonë e ka merituar këtë rrugë“.

 

Ndërsa kryetari i Dragashit, Salim Jonuzi, i shprehu falenderimet e tij për ministrin Zharku dhe Ministrinë e Infrastrukturës, që bëri të mundur  asfaltimin e një rruge e cila ishte ëndërr e kahmotshme e banorëve të kësaj ane.

 

Rruga Jabllanicë-Zaplluzhë, ka në gjatësi prej 8.6 kilometra, ndërsa ka kushtuar 820 804.40.

Kjo rrugë është asfaltuar nga Ministria e Infrastrukturës.​

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO