Nis asfaltimi i rrugës së Përlepnicës në Gjilan

Prishtinë, 10.09.2018


Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, të hënën ka inauguruar fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës në fshatin Përlepnicë të Gjilanit. Ky projekt kap shifrën 384,570.49 € dhe parashihet të përfundojë për 180 ditë.


Realizimi i tij financohet nga Ministria e Infrastrukturës, rrjedhojë e memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar me komunën e Gjilanit.


Asfaltimi i kësaj rruge është vazhdimësi e projekteve në kuadër të fondit 42 milionësh, që Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka paraparë për ndihmë të komunave në përmirësim të infrastrukturës lokale. 

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO