Njoftim për medie
Prishtinë, 18 maj 2017
Të premten, më 19 maj 2017, në orën 15.00, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të përurojë përfundimin e punimeve të ndërtimit të rrugës në Bishtazhin të komunës së Gjakovës.
Ky projekt rrugor ka një gjatësi prej 1041 metrash, gjerësi prej 5 metrash, me një kosto prej 106,998.99 eurosh.
Projektet e tjera në zhvillim të financuara nga Ministria e Infrastrukturës në komunën e Gjakovës janë:
Asfaltimi i rrugës Dol-Kusar-Goden, Faza II;
Asfaltimi i rrugës Rogovë Dedaj;
Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës në Fshatin Demjan;
Ndërtimi i rrugës Dashinoc Bardhaniq;
Vazhdimi i asfaltimit të rrugës lokale Botushë Koshare;
Asfaltimi i rrugës Pacaj Dobrosh.