U inaugurua fillimi i punimeve për autoudhën Prishtinë-Gjilan- Dheu i bardhë

Prishtinë,

15 prill 2018


Në prani të shumë qytetarëve dhe me pjesëmarrjen e shumë personalitetve të jetës politike dhe kulturore në vend, sot kanë filluar edhe zyrëtarisht punimet për ndërtimin e Autoudhës Prishtinë-Gjilan- Dheu i bardhë.


Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, duke i falenderuar për prezencën dhe ndihmesen e dhënë në realizimin e këtij projekti kaq të madh, Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, Ministren e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha: “Jemi sot këtu për të nisë një gjigand infrastrukturor për Anamoravën dhe Karadakun, autostradën Prishtinë – Gjilan, 22 kilometra e gjatë, në segmentin e parë, me katër shirita dhe me të gjitha standardet e nevojshme, e cila do të shkurtojë kohën e lëvizjes nga Prishtina për në Gjilan, e në ketë drejtim edhe me Kosovën Lindore dhe anasjelltas, kjo është në fakt edhe synimi ynë si Qeveri e Kosovës dhe si Ministri e Infrastrukturës, që të lidhim qytetarët dhe binzeset ndërmjet vete përmes rrugëve të mira e me standarte. Faleminderit qytetarëve të kësaj anë për gjithë mirëkuptimin e tyre, faleminderit nga Kryeministri Haradinaj i cili i ka dhënë mbështetjen e pa rezerve për t’u materializuar ky projekt, Ministres se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë që e ka mbështet me të gjitha kapacitetet e saja që të mos zgjatemi për shkak të shpronësimeve, Ministrin e Financave që është kujdesur për alokim të vijës buxhetore, kryetarin e Gjilanit për durimin e tij dhe kështu të gjithë akterët relevant, që si tërësi mundësojmë të zhvillohen këto projekte” tha Ministri Lekaj.


Ndërsa, duke folur për rëndësinë e projekteve infrastrukturore dhe lidhjen që ato po krijonë ndërmjet qyteteve dhe lehtësimin në qarkullim për qytetarët e vendit, ministri Lekaj ndër të tjera theksoi: “Si fillim, Kosova u bë me autostradën “Ibrahim Rugova” që lidhet me Rrugën e Kombit, pra kështu Shqiptarët tani komunikojnë shumë më shpejt se më parë. Kosova, e Prishtina si kryeqendër e saj, po lidhet me Shkupin përmes autostradës “Arbën Xhaferi” e cila do të përfundojë në ketë vit, edhe përmes kësaj autostrade po lidhen shqiptarët. Tani po fillojmë së ndërtuari edhe një lidhje tjetër, kjo përmes kësaj autostrade e cila do të mundësojë që Prishtina t’iu ofrohet shqiptarëve në Kosovën Lindore, e në fillim të vitit 2019 Istogun, Pejën, Deçanin, e Gjakovën do t’i lidhim ndërmjet vete me Prizrenin e kështu bashkë të gjitha me Shqipërinë. Pra më një fjalë, rrugët duhet të shihen si dicka jetike për Kosovën dhe zhvillimin e saj e poashtu edhe si vija përbashkuese të qytetarëve të vendeve të rajonit, e vecanërisht për shqiptarët, të cilëve për një kohë të gjatë u është mohuar kjo mundësi. Jam me fat që si Ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i Qeverisë Haradinaj, në mandatin tonë katër vjeçar do të përmbyllim qarkoren e autostradave në Kosovë, do ta bëjmë Kosovën më atraktive dhe të qasshme më shpejt për investitorët e shumtë që janë të interesuar të vijnë këtu. Andaj duke ju thënë urime për ketë që po fillojmë sot, garantoj se punët do të përfundojnë në afatin e paraparë”, u shpreh në fund të fjalës së tij ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. ​

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO