U nënshkrua dokument-marrëveshja që i paraprinë nënshkrimit të marrëveshjes Bilaterale për Transport Ndërkombëtar të Mallrave dhe Njerëzve, mes Kosovës dhe Malit të Zi

Prishtinë, 27 qershor 2018


Sot, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka pritur në një takim ekipën koordinuese të Malit të Zi për hartimin e Marrëveshjes Bilaterale për Transport Ndërkombëtar të Mallrave dhe Njerëzve, e udhëhequr nga zëvendësministri i Transportit dhe Çështjeve Detare, Dalibor Milosevic.


Ministri Lekaj, duke i falenderuar anëtarët e delegacionit nga Mali i Zi, tha se edhe heqja e taksës së sigurimit kufitar mes dy vendeve duhet të ndodhë, ngase kjo i shërben qarkullimit të lirë dhe pa vonesa të mallrave dhe qytetarëve të të dyja vendeve. 


Pas takimit, udhëheqësit e dy delegacioneve, zëvendësministri Rexhep Kadriu në njërën anë dhe zëvendësministri Dalibor Milosevic në anën tjetër nënshkruan, dokument-marrëveshjen e cila i paraprinë nënshkrimit të Marrëveshjes Bilaterale për Transport Ndërkombëtar të Mallrave dhe Njerëzve, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. 


Ky dokument, u nënshkrua pas punës dy ditore të dy grupeve koordinuese të të dyja vendeve, të cilat kanë harmonizuar dokumentacionin bazë për nënshkrimin e marrëveshjes bilaterale mes dy vendeve, e që do të ndodhë gjatë muajit korrik të këtij viti, e cila ka për qëllim largimin e barrierave për Transport Ndërkombëtar të Mallrave dhe Njerëzve mes dy vendeve nënshkruese. 


Bashkëpunimi i të dyja vendeve dëshmon edhe një herë marrëdhënjet e mira të miqësisë mes vendit tonë dhe Malit të Zi, si vende mike dhe të gatshme që njëra-tjetrën ta trajtojnë si partnere me rëndësi strategjike në rrugëtimet euro-atlantike të dy vendeve tona. 

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO