Zëvendësministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu, takoi Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Detare të Malit të Zi, Osman Nurkoviç

Prishtinë, 14 maj 2018


Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, shefi i kabinetit të ministrit, Argjend Zejnaj, dhe ambasadori ynë në Mal të Zi, Skender Durmishi, po marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare “Transporti modern rrugor dhe logjistika e biznesit”, që po mbahet në Mal të Zi, me ç’rast kanë takuar sot Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Detare të Malit të Zi, Osman Nurkoviç. 


Zëvendësministri Kadriu, në emër të ministrit Pal Lekaj, e ka ftuar ministrin Osman Nurkoviç që ta vizitojë Kosovën, për të biseduar për temat që i preokupojnë të dyja vendet në sektorin e infrastrukturës.


Ndërkaq Kadriu ka njoftuar se Nurkoviç, ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunimin mes dy ministrive respektive.


Këtë e ka bërë të ditur vet zëvendësministri Kadriu, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook të cilin mund ta ndiqni të plotë në vijim:


“KONFERENCA NDËRKOMBËTARE “TRANSPORTI MODERN RRUGOR DHE LOGJISTIKA E BIZNESIT\", që po mbahet në Budva në Mal të Zi.


Në margjinat e kësaj konference pata kënaqësinë që bashkë me shefin e kabinetit të Ministrit Lekaj dhe Ambasadorin tonë në Mal të Zi, Skender Durmishi, të takohemi me Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Detare, Osman Nurkoviç. Ministrit Nurkoviç, i përcjella përshëndetjet e Ministrit tonë të Infrastrukturës, z.Pal Lekaj dhe po ashtu në emër të tij e ftova që ta vizitojë Kosovën, për të biseduar shtruar për temat që na preokupojnë të dyja vendet tona, në sektorin e infrastrukturës rrugore dhe asaj hekurudhore dhe për të parë mundësitë e bashkëpunimit dhe të bashkëfinancimit të projekteve që e bëjnë më të lehtë komunikimin ekonomik dhe të shtetaseve nga të dyja vendet tona. Nga ministri Nurkoviç, morëm gatishmërinë e tij për bashkëpunimin e dy ministrive respektive dhe u shprehë me admirim për punët që po bëhen në Republikën e Kosovës dhe zhvillimeve tona për tu lidhur me korridore të rëndësishme infrastrukturore ndërkombëtare disa nga të cilat e përshkojnë edhe Malin e Zi”, ka shkruar Kadriu në Facebook.

 

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO