Zëvendësministri Rexhep Kadriu, inspektoi punimet në asfaltimin e Zasellës së Mitrovicës

Prishtinë, 12 shtator 2018


Zëvendësministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu, të mërkurën inspektoi punimet në asfaltimin e rrugës që i lidhë Zasellën dhe Cërrnushën me rrugën kryesore N2, në hyrje të Mitrovicës dhe me atë R129, Bajgorë-Mitrovicë.


Kjo rrugë, e gjatë rreth 2.5 kilometra, do të kushtojë mbi 346 mijë euro. Ajo do të realizohet me tërë infrastrukturën e nevojshme siç janë pahitë elastike në zonat e kthesave dhe bankinat anësore.


Ministria e Infrastrukturës mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që kanë ndikim direkt në jetën e qytetarëve dhe ngritjen e perspektivës për zonat turistike të vendit. 

Foto Galeria

Video Galeria

KOSOVO IN UNESCO