Detyrat kryesore të Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Pergjithshme janë ofrimi i shërbimeve administrative logjistike, të personelit, analitike, planifikuese, ligjore dhe shërbimeve tjera mbështetëse për personelin e Ministrisë së Infrastrukturës.
Divizioni i Personelit
Është përgjegjës për ofrimin e shërbimeve për menaxhimin e personelit apo resurseve njerëzore për të gjithë personelin e Ministrisë duke përfshirë të gjitha procedurat e administrimit të personelit (p.sh: procedurat e planifikimit, rekrutimit, kontratave, vlerësimit të periudhës provuese të punës, procedurat e pushimeve, procedurat disiplinore, procedurat e ankesave, dosjeve personale konfidenciale, vlerësimit të performancës së punës, përshkrimit të vendeve të punës, ndërprerjes së mardhënjes së punës, barazinë gjinore, të drejtat e njeriut, trajtimin e barabartë, zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore, etj.
Është përgjegjës për implementimin e akteve ligjore dhe nënligjore të cilat kanë të bëjnë me shërbimin civil, duke përfshirë edhe kodin e mirësjelljes, funksionimin e institucioneve demokratike.
Ky sektor përbëhet nga tri njësit e mëposhtme:
Njësia për trajnim dhe zhvillim
Njësia për barazi gjinore, mundësi të barabarta, të drejta të njeriut dhe komunitete
Sektori i Logjistikës
Është përgjegjës për kryerjen e të gjitha shërbimeve rutinore logjistike apo mbështetëse për tërë personelin e MI-së.
Ky sektor përbëhet nga katër njësitë e mëposhtme vartëse:
Njësia e Transportit
Kjo njësi është përgjegjëse për implementimin e legjislacionit primar dhe sekondar të përdorimit të automjeteve qeveritare duke përfshirë përdorimin e automjeteve, ofrimin e shërbimeve të transportit, regjistrimin e automjeteve, kontrollimin teknik, servisimin, sigurimin (TPL, TPL+, KASKO) dhe mirëmbajtjen e tyre, etj.;
Njësia e Përkthimeve
Është përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve në të gjitha format e përkthimit për nevoja të MI-së.
Njësia e TI-së
Është përgjegjëse për mirëmbajtjen e të gjitha pajisjeve të TI-së për personelin e MI-së.
Njësia e furnizimit apo Depos
Është përgjegjëse për furnizimin e vazhdueshëm të personelit me inventar, material librar dhe pajisje tjera konform kërkesave të tyre.
Gjithashtu depoja është përgjegjëse për regjistrimin e inventarit apo aseteve dhe pasurisë së MI-së;
Divizioni i Prokurimit
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Prokurimit janë:
1.1. Përgatitë, koordinon dhe zbaton planin vjetor të ministrisë në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
1.2. Siguron që të gjitha kërkesat e prokurimit janë përgatitur në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit;
1.3. Përcakton metodologjinë e prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve;
1.4.Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mundtë dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave.
Divizioni për Buxhet dhe Financa
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Buxhet dhe Financa janë:
1.1. Përgatitë propozimet buxhetore;
1.2. Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat organizative të ministrisë;
1.3. Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor;
1.4. Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore;
1.5. Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies;
1.6. Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit.
Divizioni për Komunikim me Publikun
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Komunikim me Publikun janë
:1.1. Ofron përkrahje profesionale për ministrinë në fushën e komunikimit dhe informimit;
1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e planeve të komunikimit të ministries;
1.3. Organizon konferenca për media dhe përgatitë njoftime për shtyp, deklarata, raporte dhe publikime tjera mediale;
1.4. Mirëmban ueb-faqen zyrtare të Ministrisë;
1.5. Koordinon kërkesat për qasje në dokumente publike dhe përgatitë raporte mbi zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.
Arkivi
Është përgjegjës për arkivimin e të gjitha dokumenteve hyrëse dhe dalëse në dhe nga MI-ja, si dhe shpërndarjen e dokumenteve të ndryshme jashtë Ministrisë.
U.D. Drejtor i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme është znj. Lindita Osaj
038/200-28-498